Familja e Dua Lipës është duke kaluar pushimet në Shqipëri, më konkretisht në zonat e njohura turistike si Syri i Kaltër apo Theth.
Babai i Dua Lipës, Dukagjini, pas pushimeve në Malin e Zi, ka postuar disa foto në ‘Instagram’ së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.
Këngëtarja e njohur shqiptarë e cila festoi 25-vjetorin dy ditë më parë ka vendosur të qëndojë pranë të dashurit të saj Anëar Hadid, apo edhe impenjimeve muzikore.
Në një ditë të veçantë si kjo nuk ka munguar as urimi i babait të saj, Dukagjin Lipa.
Përmes disa fotove përkrah të bijës, Dukagjini ka bërë një urim emocional.
“25 vite që nga lindja jote dhe unë jam i bekuar. Ti je rritur tashmë por për mua je akoma vajza ime e vogël. Jam mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mahnitshëm. Gjithmonë do t’i kem sytë tek ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime’, shkroi Dukagjin Lipa, përmes një mesazhi në Instagram, gjatë pushimeve që po kalon në Shqipëri, për të bijën. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.