×
  • Show Time
  • Show Time

    Fansi i flaktë bën tatuazh emrin e Don Xhonit

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 11:49

    Reperi Xhonatan Isufi, i njohur me emrin skenik Don Xhon, nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e estradës por, ai debutoi për kaq pak kohë duke u bërë një nga emrat më të përfolur dhe krijimtaria e tij ndër më të pëlqyerat.


    Pak kohë më parë, një modele ruse kishte gdhendur fytyrën e Don Xhonit në krah, gjë për të cilën u diskutua shumë, madje u aludua për një lidhje dashurie të mundshme mes dyshes.

    Kësaj radhe, një tjetër tatuazh kushtuar Don Xhonit është nga miku i tij më i ngushtë.

    Ai ka shkruar emrin e artistit në krah dhe ky gjest ka mahnitur reperin.

    “S’mund ta blesh dashurinë dhe respektin, duhet ta meritosh”, ka shkruar Don Xhoni sipër fotos së ripostuar.

    Gjithashtu, reperi ka falënderuar mikun e tij për këtë surprizë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!