Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monrika së shpejti do bëhen prindër për herë të dytë. Çifti do bëhen me vajzë dhe ia kanë vendosur që tani emrin.
Ditën e sotme Monika ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve lidhur me shtatzëninë e jo vetëm.
Mes pyetjeve të shumta, një ndjekëse i ka shkruar e revoltuar Monikës duke e ofenduar e duke i thënë: “Ti ma more Lorikun tim, të urrej, mendoj se Zoti një ditë do të të jap një jetë të keqe, ti më bëre të qaj”.
Por Monika nuk ia ktheu aspak keq ndjekëses, madje i dha shpresë se jeta e saj do jetë më e bukur. “Shpresoj që jeta jote të jetë më e mirë se kaq. Mrekullitë ndodhin”, u përgjigj Monika.
E pyetur se kur do lindë bebi, Monika u përgjigj “Së shpejti” teksa konfirmoi se emrin do ia vendosin Enkeleida.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.