×
  • Show Time
  • Show Time

    Fejohet Greta Koçi, kush është djali që ia ka rrëmbyer zemrën?

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 10:07

    Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Greta Koçi është gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private, duke mos ndarë detaje me fansat.


    Mirëpo së fundmi, në media të ndryshme, po përflitet se artistja ka gjetur dashurinë dhe madje e ka zyrtarizuar.

    Thuhet se ajo ka kohë që është fejuar, por këtë lajm e ka mbajtur të fshehtë. Sakaq, është bërë e ditur se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh. Madje mendohet se çifti do t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti.

    Për partnerin e Gretës nuk ka ende asnjë detaj, por sipas informacioneve ai e mbështet këngëtaren plotësisht në profesionin e saj dhe madje e shoqëron në koncerte.

    Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht nga këngëtarja në vijim. Ndërkohë fansat janë bërë edhe më kuriozë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!