×
  • Show Time
  • Show Time

    Fejohet moderatorja e njohur kosovare

    Reporteri
    19 Nëntor 2022 | 23:21
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Eriona Sejdiu është fejuar me biznesmenin e njohur, Blend Rexhepi.

    Në fotografitë e publikuara ajo shihet shumë e lumtur pranë të fejuarit të saj në një ceremoni përrallore.

    Bukuroshja kosovare, lidhjen e saj e kishte bërë publike kohë më parë përmes rrjetit social Instagram.

    Eriona ishte pjesë e ekranit, si bashkë prezantuese e emisionit të Robert Berishes, “Robi plaket kur don vet”.

    Kujtojmë që Eriona më parë kishte përfaqësuar Kosovën në “Miss Globe 2019”. Bukuroshja nga Prishtina kishte marrë pjesë për herë të parë në një garë të tillë bukurie.

    Ajo poashtu është blogere mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!