Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu është bërë nënë për herë të dytë.
Kështu ka bërë të ditur vet Tuna përmes disa fotografive që ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook.
Djalin e ka pagëzuar me emrin Zen. Lindja e djalit të saj të dytë ka rastisur të jetë në Ditën e Nënës.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës. Proud Mom of Tian and Zen “, ka shkruar ajo.
Emisioni “ShOW TIME” prodhim i Reporterit me 23 janar të këtij viti kishte raportuar për shtatzaninë e dytë të Tunës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.