Rep artisti, Fero së fundmi ka folur rreth raportit të tij me rep artistin tjetër, Unikkatilin, ani pse nuk ka preferuar t’ia përmend as emrin.
Ylli i hitit “24” ka theksuar se dikur gëzonte respekt për krijimtarinë e rep artistit, Unikkatil, por që një gjë e tillë sipas tij “nuk vlen më”, duke shtuar se mes tyre nuk ka pasur konflikte.
“Nuk kam pas kurrë konflikt me personin që nuk dua të ia ceki as emrin, unë kam pas respekt për karrierën e tij dhe krijimtarinë e muzikës që ka bërë ndër vite, madje e kam cekur në një intervistë që është legjend, tash nuk e shoh me atë sy për arsye që unë kam folur fjalë të mira për të, por ai, njerëzit që ka në rreth dhe familjarët e tij më kanë shkruar mesazhe palidhje, është video ku unë them respekt për kohë e tij por momentalisht nuk e dëgjoi, p.sh Eminem ka qenë shumë talent por tani nuk e dëgjojmë, i dëgjon të rinjtë që kanë dalë, unë jam gjeneratë e re, pas disa kohe edhe unë do vi në kohën e tyre, kur të dalin të rinjtë do t’i shikoja me kënaqësi dhe do i mbështesja”, ka thënë Fero në “Më lër të flas”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.