×
  • Show Time
  • Show Time

    Festivali “Sunny Hill”, autobusi nuk i zë udhëtarët për në Gërmi

    Reporteri
    06 Gusht 2022 | 10:59

    Mijëra njerëz tash e dy ditë janë duke vizituar Parkun e Gërmisë, ku po mbahet festivali “Sunny Hill”.

    Kjo ka bërë që linjat e trafikut urban të kenë shumë udhëtarë, aq sa edhe nuk i zë autobusi, njofton Klankosova.tv.

    Klankosova.tv ka siguruar pamje teksa një autobus i linjës 4 mezi mbyllë dyert për shkak të numrit të madh të udhëtarëve teksa shumë të tjerë nuk arrijnë të hipin në të.

    Kujtojmë se për shkak të festivalit, trafiku urban ka bërë të mundur që autobusët e linjës 4 për Parkun e Gërmisë të qarkullojnë deri në ora 02:00 pas mesnate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!