Këngëtarja Filloreta Raçi, Fifi, ka deklaruar sot se është shtatzënë.
Këtë lajm ajo e bëri publik në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, shkruan Reporteri.net.
“Nuk kom knu vetë, kom knu me fmin tem mrena. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë kudo që janë sepse unë sot jam t’u e kuptu avash-avash se çka po rritet brenda meje”, tha këngëtarja e njohur.
Fifi tash e sa kohë është në lidhje me Adis Patushin, lidhje kjo që tashmë duket se është përforcuar edhe më tepër.
Kujtojmë se në këtë edicion të Festivalit të Këngës, Fifi synon ta fitojë biletën për në Eurovision 2023, me këngën “Stop”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.