Fifi u rikthye në spektaklin Big Brother VIP dhe sa hyri përqafoi opinionisten Balina Bodinaku. Ajo e përqafoi i tha ‘më fal’.
“Edhe sikur Balina të më thoshte të dua në ato momente do kisha të njëjtin reagim sepse isha shumë e mbushur emocionalisht.”,- Fifi.
“Kam dalë. Dua ti them këtyre që thonë psiqikja se nuk më lëndojnë vetëm mua unë kam një nënë , një babë, motër, vëlla e familjet e tyre.”,- tha ajo.
Fifi gjithashtu foli dhe për banorët e tjerë:
“Vetëm 4 u mërzitën. Të tjerët e gëzuan, sepse iku një nga konkurrentet më të forta në Big Brother. Ata e dinë shumë mirë, ata dhe në finale do thonë mungon Fifi. Unë i kam ruajtur shumicën e unë prap kam dalë psikopatja, unë jam dal ajo që ka shkaktu debate e probleme. Unë jam zemër madhe në asnjë moment nuk kam dash me i bë keq askujt aty brenda. Fifi ka pas shumë nevojë për dashni, për përqafim”.
Ajo kishte rezerva ndaj banorëve dhe tha se maksimalisht do ketë vetëm 6 miq nga ata që janë brenda dhe jashtë.
Kujtojmë se Fifi vendosi të largohet për tu marrë me veten dhe se aty brenda nuk po gjente energji të mira aty.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.