Ditën e sotme kurorëzon dashurinë një prej çifteve, për të cilin u mësua se janë në lidhje më së voni.
Fjala është për aktorin kosovar Besnik Krapi dhe aktoren, njëherësh prezantuesen nga Shqipëria, Jonida Vokshi.
Çifti kurorëzojnë dashurinë në ambient të hapur në një prej resorteve në vijën e bregdetit Adriatik, konkretisht në Golem.
Ceremonia është paraparë të nisë në orën 18:00 me kurorëzimin e çiftit përkrah një rrethi më të ngushtë të familjarëve dhe miqve. Pjesa e koktejit pason nga ora 19:00 teksa nga ora 20:00 do të nisë ceremonia kryesore.
Pak orë përpara, ne ju sjellim fotografitë nga ambienti mahnitës në të cilin Jonida dhe Besniku do i thonë po njëri-tjetrit.
Gjithçka nga dekori është menduar t’i besohet kompanisë së Amarda Toskës dhe ne ju ftojmë të qëndroni me portalin tonë për të gjitha detajet më interesante nga kjo dasmë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.