×
  • Show Time
  • Show Time

    Filmi i parë horror në Kosovë është në përfundime të xhirimeve

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 12:03

    Kosova së shpejti do ta ketë edhe projektin e parë filmik të zhanrit të frikshëm (horror), nga qyteti i Pejës.


    Ky film është i pari i këtij zhanri që do të realizohet në vendin tonë, teksa është në përfundim e sipër.

    Regjisor i këtij filmi është Liridon Beqiri.

    Realizimi i këtij filmi ka vonuar thuajse katër vite për shkak të mungesës së fondeve monetare teksa regjisori ka deklaruar se ata po përpiqen të përfundojnë filmin me kushtet e tyre.

    Ndërsa ata shpresojnë se së shpejti do të pranojnë ndihma për realizimin sa më të shpejtë të tij.

    Tashmë në YouTube është publikuar edhe traileri i këtij filmi, që do të mbajë titullin “Ditari”.

    https://www.youtube.com/watch?v=PxC0xuF_yGo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!