×
  • Show Time
  • Show Time

    Mbrëmë fitoi 100 mijë euro, sot në mëngjes Ilir Shaqiri shfaqet me Sabianin duke ngrënë bukë me djathë dhe domate

    Reporteri
    19 Shkurt 2022 | 8:40

    Përveçse arriti që të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, siç duket Ilir Shaqiri ka gjetur edhe miqësinë e vërtetë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

    Pasi shumë orësh spektakël, dhe pasi rrëmbeu fitoren që ia dhanë shqiptarët, Iliri është shfaqur në rrjetet sociale në shoqërinë e mikut të tij, Sabianit.

     

    Biseda mes tyre:

    Sabiani: 100 mijë euroshi im.

    Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë!

    Sabiani: Është vëllai i të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 130 ditë
    Iliri: Ju duam shumë

    Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video tjetër.

    Në një tjetër video, Iliri shfaqet duke ngrenë bukë në orët e para të mëngjesit. Bukë, djathë, domate dhe proshutë.

    Ndërkohë që nuk mungon batuta e Sabianit teksa thotë se; ‘ja çfarë hanë fitimtarët’.
    Ndërsa Iliri ia kthen: “Këta jemi ne popull. Është ora 6 e mëngjesit…Domate, djathë.”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!