×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina flet për ditët në burg: Jam qetësuar, vetëm kam lexuar

    Reporteri
    08 Shtator 2022 | 11:40

    Këngëtarja e shumëpërfolur, Fjolla Morina ka folur për herë të parë për ditët që kaloi në burg.

    Ajo u arrestua nën akuzën për trafikim të armëve dhe municionit, në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, pasi u kap me dy pistoleta në makinën e saj.

    Së fundmi, gjatë një interviste në ATV, Fjolla ka deklararuar se kjo periudhë i ka bërë shumë mirë.

    “Veç kam lexuar, kam ushtruar dhe kam fjetur. Nuk mundem ta quaj burg. Mua nuk më duket si burg. A e dini çfarë më ka bërë mirë? Fakti që nuk e kam pasur telefonin, jam qetësuar. Ndonjëherë them se vlen për disa njerëz. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe, kam pasur nevojë për pushim”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!