Fisnik Syla dhe Fjolla Morina, nga Dubai vendosen të shkonin në Maldive, për të kaluar pushimet e pranverës në vitin 2021. Por rezervimin e bënë nga atje, përmes kompanisë së fluturimeve AS Travel.
Në total për këtë pushim kompania turistike pagoi hiç më pak se 21 mijë euro, parat u morën vesh se do të paguheshin me transaksion bankar. Por kur erdhi koha e pagesës, Fisnik Syla i dërgoi atij një transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar. Por as kur erdh, as sot, Fisnik Syla nuk e pagoi borxhin e tij ndaj kompanisë, përveç 3 mijë euro të paguar në dy transaksione të ndryshme, transmeton Klan Kosova.
Megjithëse ai i kishte shkruar agjentit edhe një mesazh, duke i thënë se e jep betimin e tij për borxhin. Prej asaj kohe kanë kaluar 9 muaj dhe Fisniku vazhdon të ndërrojë fjalët dhe ditët se kur do të bëhet pagesa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.