×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina për lirimin nga paraburgimi: Falëmnderit shteti im!

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 19:21

    Ka një javë që Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi.

    Këngëtarja u shpall e pafajshme nga dy veprat për të cilat akuzohej, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tani, përmes një fotografie të publikuar, Morina ka falenderuar shtetin si dhe avokatin e saj, Fanol Krasniqi.

    “Falemnderit shteti im! Falemnderit avokat”, ka shkruar Fjolla.

    Dy ditët e fundit Fjolla ka qenë mjaft e përfolur në medie, pasi dyshohet se këngëtarja i ka dhënë fund martesës me Fisnik Sylën.

    E gjithë kjo erdhi pasi ky i fundit i fshiu të gjitha fotografitë me të në rrjete sociale, e të njëjtën gjë ka bërë edhe Fjolla, teksa dyshja nuk ndjekin as njëri-tjetrin në Instagram./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!