Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina ka vendosur ta festojë Ditën e Çlirimit në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
Përkatësisht pas kalimit të urës së Ibrit në zonën serbe, aty ku edhe ndahet Mitrovica e Veriut me atë të Jugut, shkruan gazeta Online Reporteri.net.
Ajo ka shpërndarë foto me flamurin kombëtar duke shkruajtur “Krejt Shqipëria është e jona”.
Tutje ajo ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ka uruar 18 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Faleminderit ALBIN KURTI Urime 18Vjetori “, shkroi ajo.
Sot, më 12 qershor, Kosova ka festuar 24 vjetorin e çlirimit./Reporteri.net.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.