×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla në paraburgim, por Fisniku përkujdeset për ditëlindjen e vajzës së këngëtares!

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 18:05

    Ka afër një muaj që kur Fjolla Morina u arrestua nga Policia e Kosovës pranë lokalit të saj në Prishtinë, dhe tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.


    Por, dita e sotme është e veçantë për Fjolla Morinën pasi vajza e saj e vogël, Alayah feston ditëlindjen e 6, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Këtë e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fisnik Syla i cili sapo ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me Fjollën, ndërsa po mban në krahë vogëlushen Alayah, që duket të jetë e vitit të kaluar.

    Urime ditëlindjen priceshë”, ka shkruar Syla në fotografinë e publikuar.

    Theksojmë se Alayah është vajza e Fjolla Morinës nga lidhja e saj e kaluar.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!