Në “E diel”, në rubrikën “Në trotuar” po diskutohej tema se ku i bëjnë pushimet shqiptarët dhe se sa kushtojnë. Në diskutim e sipër një lapsus i Fjorit të “Për’puthen” ka shkaktuar të qeshura në studio dhe që ka pasuar një debat me Bledi Manen.
Ndërsa ka folur për një studim të sajin në universitet, ka sjellë debate dhe të qeshura mes të ftuarve.
“Një rekomandim i imi ishte, se rritja e çmimeve ka sjellë shkatërrimin e familjeve shqiptare, që fillon dhuna, keqtrajtimi i fëmijëve, i gruas, nuk po hyj në këtë pjesë.
Bledi mos qaj hallin tim, se diplomën e kam në xhep sot”, tha Fjori.
“Rritja e çmimeve ka sjellë, shkatërrim të familjeve shqiptare? Është rritje normale, e le profesorin pa fjalë”, pyeti Bledi Mane.
“Unë po tregoj vetëm rekomandimin tim, po flas vetëm për Shqipërinë”, ia ktheu Fjori.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.