Autorja e Përputhen Olsa Muhameti ka folur për thashethemet e shumta rreth programit.
Ajo tregon se çka ka të vërtetë dhe çka jo në emision.
“Përputhen nuk është 100 për qind ‘reality’. Ne kemi të bëjmë me një program ‘realityshoë’ që do të thotë 70 për qind është ‘realitet’ dhe 30 për qind është ‘show’, quajeni skenarë. Vendosni çfarë emri të doni”, tha Olsa Muhameti.
“Diçka është e nevojshme që të ndryshojë derisa del në ekran. Por këta djem dhe vajza janë të lirë të vendosin vetë me atë që dalin, atë çfarë bëjnë’, tregoi ajo.
“Vijnë, kërkojnë këshilla tek mua. Ndodh gjithmonë që vajzat janë të dyzuara: Olsa të dalë me këtë apo të dal me atë? Edhe unë futem dhe bëhem shkesia në disa raste’, shpjegoi Olsa.
‘Më ka ndodhur që kam bërë edhe shkesi”, theksoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.