Një debat i ashpër mbrëmë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP mes Donald Veshajt dhe Einxhel Shkirës, ku kjo e fundit tha se dy vëllezërit e larguan nga puna pas një aksidenti që kjo kishte pësuar e që ata të dy nuk i kishin besuar.
Madje Einxhel u shpreh se ata as nuk ishin interesuar ta pyesnin se si ishte, por që i ishin lajmëruar asaj pas pesë ditësh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje, Einxhel tha se dy vëllezërit Veshaj as nuk e kanë paguar për periudhën sa ajo punoi me ta.
Tani, një reagim ka ardhur edhe nga dëshmitarja në aksidentin ku u përfshi Einxhel Shkira.
Përmes një shkrimi në Instagram, ajo ka thënë se Einxhel po e thotë të vërtetën në gjithë këtë histori, e madje ka shtuar se është ndjerë në faj, pasi mendonte se e gjitha ndodhi për shkak të saj.
“Më kujtohet që u ndjeva në faj se m’u duk sikur e gjitha ndodhi prej aksiendetit që pësove me mua. Nuk është nevoja t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale”, ka shkruar dëshmitarja.
Theksojmë se këtë javë në nominim janë, Einxheli, Donaldi, Arjola dhe Beniada dhe njëri nga ta të premten do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.