×
  • Show Time
  • Show Time

    Një deputet i LDK-së ishte mësues i Fjolla Morinës e Dua Lipës, tregon cila ishte nxënëse më e mirë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 14:28

    Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj ka zbuluar se ka qenë mësues i këngëtares me famë botërore, Dua Lipës gjatë kohës sa ajo po jetonte në Prishtinë.


    Demaj ka thënë se e ka mësuar dy vite Dua Lipën.

    Ai e ka përshkruar atë si fëmijë të lezetshëm, e shumë të edukuar.

    “E kam mësu nja dy vjet Dua Lipën, disa orë I kam pas te Mileniumi tretë, ishte fëmijë i lezetshëm, shumë i edukum, nuk më ka shku mendja që ajo është aq talente në atë fushë. Besoj që po, njerëzit që kanë kulturë me backround edhe gjyshërit e Dua Lipës kanë qenë doktor të shkencave. E vlerësoj si një vajzë tepër të kulturume, atë edukatë e shfaq edhe sot e atë dite”, ka thënë ai.

    Demaj ka bërë të ditur se edhe Fjolla Morinën e ka pasur nxënëse e gjithashtu edhe këngëtarin Shpat Deda.

    I pyetur se cila ka qenë nxënëse më e mirë në shkollë, Demaj e ka vlerësuar punën e të dyjave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!