×
  • Show Time
  • Show Time

    Flet pjesëtari i grupit të Dudës pasi u lirua: Ma mirë që më kanë arrestu…

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 19:58

    Liridon Bajrami, i arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës për kërcënimin e pronarëve të një lokali të natës në Gjilan, ka dërguar sërish paralajmërime ndaj tyre dhe reperit nga Prishtina, Unikkatil.


    Bajrami kërcënoi dy pronarët e diskotekës “Stop” në Gjilan pasi ata kishin organizuar një koncert të reperit Unikkatil, rival në muzikë i Burim Osmanit – Dudës, reperit nga Gjilani.

    “Ma mir qe me kane arrestu mu, edhe shum ma mire qe Duda su kan ne Gilan spo komentoj sen tjeter GG ArmZ. Na Pizza s’jem me ba “, ka shkruar Bajrami pas lirimit nga Policia.

    Ai u mbajt i ndaluar në stacionin policor në Gjilan për 48 orë. Bajrami e ka publikuar edhe shkresën e Policisë për ndalimin e tij nga e mërkurja deri të premten.

    Edhe reperi Duda kishte paralajmëruar Viktor Palokajn, e njohur me njofkën Unikkatil ditëve të fundit lidhur me koncertin e reperit në Gjilan.

    Pavarësisht paralajmërimeve, koncerti i reperit Unikkatil në Gjilan kaloi pa telashe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!