Viti 2023 ka nisur dhe kartolinat familjare kanë mbushur rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar edhe të VIP-ave. Por më e çuditshmja ka qenë e Flor Mumajesit.
Këngëtari ka publikuar foton e parë të vitit 2023 ku shfaqet me moderatoren Liberta Spahiu. Për një kohë të gjatë është përfolur për një lidhje mes Liberta Spahiut dhe Flori Mumajesit, por që një gjë e tillë nuk është konfirmuar asnjëherë.
Por çfarë e bën të çuditshëm postimin e Flor Mumajesit në Instagram është kënga me të cilën shoqëron foton, teksti i të cilës thotë:
“Ëndërr nuk të pash, nuk të putha, s’të ledhatova
Nuk po them që s’po më dhemb, nuk po them që të harrova
Larg nga sytë, larg nga zemra…. ”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.