×
  • Show Time
  • Show Time

    Foto që për pak “shkatërroi” gjithçka, Selena Gomez bën paqe me Bella Hadid

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 15:17

    Bella Hadid fshiu një foto ku i komentoi këngëtarja Selena Gomez. Por ky veprim për pak “shkatërroi” gjithçka.


    Këngëtarja shkroi “mahnitëse” në foton e supermodeles. Por Bella më vonë e fshiu foton dhe fansat spekuluan se 23-vjeçarja e bëri qëllimisht këtë veprim, duke ditur inatin mes tyre për The Weeknd.

    Por sipas burimeve Bella ka kontaktuar këngëtaren gjatë fundjavës për të bërë paqe dhe i tha se e fshiu postimin jo për shkak të komentit por sepse nuk i pëlqeu foto.

    Selena filloi të ndiqte në Instagram, Bellën në fillim të këtij muaji. Kohë më parë ato patën një mëri me njëra-tjetrën pasi Selena u lidh me The Weeknd vetëm 3 muaj pasi Bella u nda me të.

    Por duket se gjithçka e kanë lënë pas, për të nisur një miqësi të bukur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!