×
  • Show Time
  • Show Time

    “Gabon kur je e re”, gazetares ia kujtojnë në emision puthjen me Edi Ramën, ky është reagimi i Sonila Meços

    Reporteri
    24 Janar 2022 | 14:28

    Sonila Meço ka folur ditën e djeshme për fillimet e saj në gazetari. Duke kujtuar edhe njëherë ngjarjet që ka përjetuar si gazetare, nuk mund të kalojnë pa vëmendje edhe një sekuencë ku ajo shfaqej duke u puthur me Edi Ramën.

    Por duket se ky moment ka kaluar ‘shkarazi’ nga gazetarja, që nuk ka dashur ta komentojë gjatë. Teksa u shfaq filmimi që i përket viteve më parë, Sonila u mjaftua duke thënë se “Atë puthje nuk e mbaja mend”.

    E ftuar në emisionin e Top Channel, “Ëndërrtjerrësit”, ajo i është rikthyer edhe njëherë kohës kur punonte në këtë televizon, duke komentuar shumë ngjarje, por jo puthjen e famshme me kryeministrin e sotëm, Edi Ramën.

    Sonila Meço: Atë puthje nuk e mbaja mend, si quhet kjo tani, është mungesë koherence nga ana ime?

    “Gabon kur je e re”, e ka plotësuar Dudushi ku kanë plasur edhe të qeshurat.

    “I riu si veriu”, ka shtuar Sonila duke e mbyllur me kaq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!