Modelja e njohur, Trejsi Sejdini, prej disa ditësh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se u përfol për një lidhje të mundshme me reperin, Don Xhoni.
“Gangsterja e Elbasanit” u shpreh se nuk janë të dashur dhe janë takuar me njëri-tjetrin thjesht për një bashkëpunim.
Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale. Trejsi u shpreh se lidhja e saj më e gjatë ka zgjatur katër vite, por kur u pyet moshën kur ka humbur virgjërinë refuzoi të përgjigjej.
Nga ana tjetër Sejdini u shpreh se personi i fundit që i ka thënë ‘të dua’ është nëna e saj, ndërsa tregoi se një mashkull për të qenë në krah të saj thjesht ‘duhet ta bëjë të ndihet mirë’.
Ajo gjithashtu u pyet nëse do luante në skena erotike për 1 milionë euro, dhe ish-Missi u përgjigj: ‘Normal që po.’
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.