Në 21 shtator Afrona Dika dhe Blero Muharremi pritet të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre disavjeçare.
Deri më tani dihet data e dasmës, vendi në të cilin do të organizohet dhe së fundmi janë zbuluar edhe ftesat. Çifti i njohur kanë filluar të shpërndajnë ftesat e dasmës tek miqtë e të afërmit e tyre dhe duken mjaft të veçanta.
Disa prej atyre që i kanë marrë nuk kanë nguruar t’i publikojnë në rrjete sociale, duke zbuluar detaje nga dizajni. Siç kuptohet nga postimet e bëra ftesa e dasmës ndodhet në një shishe, e cila futet më pas brenda një kartoni të bardhë.
Dasma e çiftit të njohur pritet të jetë një nga më të bukurat të këtij viti dhe i gjithë organizimi do të jetë madhështor, duke qenë se do të ketë afro 600 të ftuar, ndër të cilët nuk do të mungojnë as personazhet e famshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.