Ekipi i Crvena Zvezdës ka zhvilluar stërvitjen në fushën e blertë të impiantit “Air Albania Stadium”, në prag të sfidës së kësaj të marte në “Champions League” me Tiranën.
Futbollistët e ekipit serb, u panë duke bërë ushtrime me top, ndërsa vëmendjen e mediave e mori edhe gazetarja Klevisa Alinani.
Ajo u filmua pranë trajnerit Dejan Stankovic, duke i kërkuar këtij të fundit të bënte një fotografi me të.
Moderatorja e “Fax Sport” është një tifoze e Milanit, ndërsa në duar mbante një fanellë zikaltër, të cilën Dejan, si një ish-lojtar i saj nuk ka se si të mos ndjehet i emocionuar dhe krenar.
Gazetarja ka zgjedhur që autografin e teknikut serb të kishte në një fanellë të ekipit që ka luajtur, e përveç kësaj edhe për t’ia dhuruar pastaj bluzën zikaltër me firmën e Stankovic vëllait të saj që është tifoz i Interit. Kjo është edhe arsyeja pse një ‘milaniste’ shfaqet me ngjyrat zikaltër në duar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.