Një pjesë e madhe e estradës tashmë janë vaksinuar.
Ditën e sotme edhe Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Këtë e kanë bërë të ditur të dy përmes publikimit të fotografive në llogaritë e tyre në rrjete sociale.
Këngëtari gjithashtu ka bërë thirrje që edhe të tjerët të vaksinohen, derisa tregon se ai ka marrë Pfizer.
Në anën tjetër, Eni Koçi ka treguar se i ka shumë frikë gjilpërat, por që pavarësisht kësaj ajo ka vendosur ta marrë, ndërsa u bën thirrje të gjithëve të vaksinohen, e mos të merren me teoritë që fliten rreth vaksinave.
Ndryshe, Eni dhe Genci ka vite që janë bashkë, ku ka dy vite që janë fejuar, dhe tanimë çifti kanë zgjedhur Tiranën për të bashkëjetuar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.