Reperi i njohur, Genc Prelvukaj, ka vizituar në Hagë krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se ata ishin të fortë si shkëmbinj, më të ri se kurrë, të dashur e të çeliktë si çdoherë tjetër, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot, pata kenaqesine te takoj ne Hage, disa prej krereve te luftes dhe kontribuesit me te medhenj te themelimit te shtetit te Kosoves, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.
Te forte si shkembinj, me te ri se kurre, te dashur e te çelikte si çdohere tjeter. Dy ore e gjysme qe kaluan sa çel e mbyll syte. Njerez qe transmetonin pozitivet, force dhe dashuri te madhe per vendin.
Unike e shume te lidhur mes vete, krenare e te pathyeshem, secili prej tyre me dha ndjesi pozitive duke reflektuar besimin qe, sikurse edhe cdo beteje tjeter, edhe kete stuhi qe kane para vetes, do ta mposhtin njehere e mire.
Burgu dukej shume i vogel perballe historise se Thaçit e madheshtise se Veselit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.