Producenti, kompozitori dhe këngëtari Genc Prelvukaj është përfshirë në debatin për inkuadrimin e artistëve në politikë.
Shkas për një postim të gjatë të Gencit me gjasë kanë qenë kritikat e shumta rreth asaj se sa duhet artistët të përfshihen në politikë, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij shumë artistë i meritojnë pozitat madje nga më të lartat në politikë pasi shumë nga ta kanë përgatitje profesionale në këtë drejtim.
Ndër të tjera Prelvukaj ka bërë thirrje që të mos paragjykohen artistët që bëjnë një veprim të tillë pa i njohur mirë rrethanat.
Ky është postimi i plotë i Prelvukajt:
Nje sqarim i vogel
1. Komuniteti artistik nuk perfaqesohet nga asnje individ dhe asnje organ. Perbrenda ketij komuniteti ka njerez te zgjuar, me shkolle dhe me shume nivel sikurse ka edhe te pashkolle, pa nivel dhe jointeligjente.
2. Nje artist pervec punes qe ben ne skene, ka shume mundesi te jete specializuar paralelisht edhe ne Juridik, Histori, Ekonomik, Medicine etj. Ka prej tyre qe kane edhe tituj shkencore.Jane shume e shume raste qe une i njoh dhe pavaresisht se jane artiste meritojne te jene avokate, mjeke, historiane, nese duan.
3. Artistet ne Politike. Nuk ka asgje te keqe nese kane nivel dhe jane te shkolluar. Nuk eshte fenomen vetem shqiptar ky. Ronald Reagan ishte aktor dhe president Amerikan, Bill Clinton vec juridikut hobi kishte Saksofonin, Aktori Arnold Schwarzeneger kryetar i Californias, Bono Vox nder humanistat me te medhenj ne bote etj etj. Keshtu qe te qenit artist nuk te perjashton nga mundesia per aktivizim politik. Te penalizon mosdija dhe mos shkollimi por jo muzika, aktrimi etj.
Per ne fund kur i paragjykoni artistat te njejten gje do ta beni me femrat, me racat, me popujt, me cdo gje tjeter. Sepse ju udhehiqeni ne jete nga gjykimi i padrejte ndaj njerezve pa i njohur mire. Kritikoni dhe perqeshi ata qe skane nivel por jo ti fusni ne nje thes gjithe njerezit e artit sepse ne kete komunitet ka shume njerez me shkolle e te ngritur. Ne fund te fundit Arti e Sporti kane qene pasqyra me e mire deri me sot e Shqoptareve ne bote. /Reporteri.net