×
  • Show Time
  • Show Time

    Georgina kërceu një tango në Sanremo – Ronaldo ishte i ulur në rreshtin e parë dhe e befasoi të dashurën në këtë mënyrë

    Reporteri
    07 Shkurt 2020 | 9:15

    Në festivalin italian të këngës Sanremo, në mbrëmjen e tretë të tij, prezantuesja e parë e shfaqur krahë Amadeus, ishte Georgina Rodriguez.


    Modelja kishte një tifoz special mes publikut, partnerin e saj Cristiano Ronaldo, i cili ishte ulur në radhën e parë.

    Mes vështrimeve romantike dhe fjalëve të shkëmbyera, Ronaldo nuk e kurseu vëmendjen ndaj partneres së tij, me të cilën ka një fëmijë.

    Por CR7 e rrëmbyen emocionet, ku me një performancë mjaft sensuale, Georgina kërceu një tango.

    Në këtë moment gëzimi i tij u pa dukshëm, ndërsa Georgina në përfundim u afrua dhe e puthi.


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!