Reperi i njohur Getoar Selimi mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” prej ku foli ndër të tjera edhe për përçarjen e Babastars si dhe për “armiqësitë” me reperat e tjerë.
Moderatori Ermal Mamaqi e pyeti: “A je në sherr me Unikkatilin dhe Noizy-n?”
Ndërkohë Getoari u përgjigj me plot bindje: “Unë absolutisht nuk kam pasur armiqësi me askënd, edhe me ata që kam pasur, ata kanë pasur armiqësi me mua, jo unë me ata!”
Po ashtu reperi rrëfeu disa detaje rreth përçarjes së labelit Babastars.
Rikujtojmë se disa nga personazhet e njohur publikë që janë larguar nga grupi janë: Cozman, Skivi, Agon Amiga, etj.
“Babastars ka qenë fillimisht Babarecords që është ndërtuar nga unë dhe Dardan Belegu. Grupi filloi të distancohej jo për ndonjë arsye të keqe, por për arsye të mira të secilit. Unë as nuk merrem fare me pakënaqësitë e dikujt”, tha Getoari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.