×
  • Show Time
  • Show Time

    Gigi Hadid e ka harruar ish-të dashurin Zayn Malik, shihet në krah të tjetrit

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 22:12

    Pak kohë më parë ajo i dha fundi lidhjes me këngëtarin, Zayn Malik. Gigi Hadid dhe Tyler Cameron tashmë janë çifti më i ri dhe më i përfolur i momentit.


    Dyshja janë në fazën e njohëse sipas burimeve të afërta me ta, por ata janë të pandashmë tani duke filluar madje pushimet së bashku.

    Super modelja dhe aktori janë fotografuar së bashku me një grup miqsh në një lokal ‘Starbucks’ në qytetin e New York.

    Sipas dëshmitarëve që ndodheshin Gigi dhe Tyler kanë qenë të shoqëruar nga disa miq, por çifti përfundon gjithmonë në apartamentin e supermodeles dhe Tyler po qëndron pranë saj gjatë gjithë kohës.

    Kujtojmë që Gigi dhe Zayn i dhanë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare muaj më parë. Pas lajmit për romancën e re të 24 vjeçares, këngëtari nxori në shitje shtëpinë ku ata kishin qëndruar së bashku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!