Një burrë është gjetur i pajetë në pyllin e Essex në Britaninë e Madhe. Sipas Mirror Uk, ai ishte Koray Alpergin, një DJ i njohur nga Turqia dhe pronar i një radioje në Angli.
Mësohet se Alpergin ishte zhdukur bashkë me të dashurën e tij pak kohë më parë, e ndërsa në media u fol se dyshja ishin rrëmbyer nga shtëpia e tyre.
Ndërsa miqtë e tij po kryejnë homazhet, policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, pasi dyshimet janë të mëdha për vrasje.
Ai njihej ndryshe si “DJ i dashur i Radios së Londrës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.