Beatrix Ramosaj, ka qenë banorja e radhës që u largua nga Big Brother VIP.
Pasi lënë shtëpinë më të madhe në Shqipëri, të gjithë personazhet drejtohen në Fan Club për të rrëfyer eksperiencat e tyre me prezantuesen Dojna Mema.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me artisten e njohur e cila duket se i ka thënë jo paraqitjes së sotme.
Lajmi u konfirmua nga autorja e programit, e cila i është referuar gjendjes emocionale të Beatrix si arsye për mungesën.
E njëjta deri më tani nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale si reagim për herë të parë pas gjithë asaj që ka parë pas tërheqjes nga gara.
Ramosaj përndryshe është banorja e dytë që ka refuzuar ftesën e Fan Club pas Fifit.
Sido që të jetë, moderatorja theksoi se këngëtarja iu ka premtuar stafit që do jetë javën tjetër.
Largimin e Beatrix këto ditë nuk është duke e përjetuar mirë as partneri i saj, aktori Donald Veshaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.