Të shumta janë rastet kur Dafina Zeqiri i bashkohet kauzave të ndryshme sociale.
Kësaj radhe këngëtarja e hiteve ka marrë një vendim të rëndësishëm sa i përket albumit të saj, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Zeqiri përmes një postimi ka bërë të ditur se paratë nga shitja fizike e albumit “Dafinë moj” do të dhurohen për shoqatën e autizmit.
Shkrimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
SOT SI PERFAQËSUESI @MONEYZMUSIC MANAGERI/CEO @PELLUMBC VIZITOJ SHOQATËN E AUTIZMI, ME QELLIMIN PER T’JU KUMTUAR SE TE GJITHA TE HOLLAT QE DO TE MBLEDHEN NGA SHITJA FIZIKE E ALBUMIT #DAFINËMOJ DO T’I DEDIKOHEN RASTEVE SOCIALE QE TRAJTOHEN NE SHOQATEN AUTIZMI NE PRISHTINE DHE DEGEVE TE SAJ NE LIPJAN, PODUJEVE E PRIZREN. NE KETO KOHERA TE VESHTIRA, TE GJITHE MUND TE JEMI AFER NJERI TJETRIT ME KAUZA TE NDRYSHME.
Theksojmë se albumi “Dafinë Moj” do të lansohet në treg në muajin shtator dhe përmban gjithsejt plot 14 këngë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.