Rep-artisti i njohur njëherësh dhe shumë i përfolur shqiptar, Gjiko, së fundmi ka kërkuar “ndihmë” publike nga hoxha Shefqet Krasniqi.
Këtë kërkim të ndihmës, reperi e ka bërë përmes një komenti të postuar në imazhin e fundit të bashkëshortes, Elita Rudi.
“@shefqetkrasniqi_official e nxona grun tu u puth me delfin tregom qka me bo ?”, është komenti që ka lënë në imazhin e Elitës, ku kjo e fundit shfaqet duke u puthur me një delfin.
Shefqet Krasniqi është i njohur në publik, pas videove të shpërndara në internet, ku qytetarë të shumtë i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet atij. E që ky i fundit, gjithmonë ka një përgjigje për ta.
Gjiko ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga hoxha dhe mbetet të shihet se a do të reagojë ai apo jo.
Kujtojmë se Gjiko së bashku me Elitën dhe djalin, kanë udhëtuar drejt shtetit të Turqisë për të pushuar. Pamje nga këto pushime çifti herë pas here publikojnë në rrjetet sociale, ku numërojnë mijëra ndjekës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.