×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    “Gjithçka është skenar”, Banori i “BB VIP” bën deklaratën e madhe për Tean dhe Beartin

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 11:50

    Ardit Çuni është njëri nga banorët e Big Brother VIP Albania, i cili së fundmi ka folur edhe për emisionin “Për’puthen”.

    Derisa ishin të dënuar bashkë me Fifin, Palomën dhe Ilirin në një ambient krejt të veçantë nga pjesa e tjerë e banorëve, nuk kanë munguar as deklaratat e forta mes banorëve, shkruan Reporteri.net.

    Arditi së bashku me ta ka komentuar emisionin e dashurisë “Për’puthen”, saktësisht edicionin kur ishte Tea Trifoni.

    Ai ka deklaruar se emisioni televiziv “Për’puthen” krijohet mbi bazën e një skenari dhe jo siç mendojnë shumica prej publikut.

    “Unë e njoh Tean dhe e dija që në fillim që ajo ishte në një lidhje me Beartin, gjithçka aty është me skenar“, -tha Arditi.

    Kujtojmë se Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre vetëm disa muaj më parë, pasi sipas ish-konkurrentes raporti i tyre u bë shumë toksik./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!