×
  • Show Time
  • Show Time

    “Gjithë Shqipëria festë me ju o mbret”, dron për Luizin dhe Kiarën një ditë pas puthjes

    Reporteri
    02 Shkurt 2023 | 15:34

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito natën e djeshme (e mërkurë) bënë bujë të madhe nëpër të gjitha mediat dhe rrjetet sociale për momentet e bukura që dhuruan në Big Brother VIP Albania.

    Ata bënë një dasmë tradicionale me të gjitha gjërat që kërkon ceremonia, ndonëse mes tjerash shkëmbyen edhe puthjen e parë.

    Momenti kur dhanë puthjen u bë virale nëpër rrjete sociale dhe po vazhdon të komentohet akoma.

    Sot (e enjte) atyre iu është bërë një befasi, teksa ia kanë sjell një dron me fotografinë e tyre.

    “Gjithë Shqipëria feston me ju o mbret”, thuhet bashkangjitur fotografisë së banorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!