×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjon Muharremaj rrëmben çmimin “Performuesi më i mirë zviceran” në MTV EMA 2021

    Reporteri
    15 Nëntor 2021 | 10:26

    Artisti shqiptar Gjon’s Tears, ka rrëmbyer çmimin “Performuesi më i mirë zviceran” në MTV Europe Music Awards 2021.

    Gjon Muharremaj hyri në Instagram për të thënë se është shumë i lumtur pas këtij suksesi, përmes një postimi në Instagram.

    “Performuesi më i mirë zviceran! Ne ja dolëm, faleminderit të gjithë njerëzve dhe fansave që votuan për mua. Pa juve, do të isha në shtëpi kështu që faleminderit për të gjitha. Faleminderit njerëzve që më mbështesin çdo ditë, prindërve të mi, vëllait, gjyshit dhe grupit tim. Më keni bërë shumë të lumtur sot”, u shpreh Muharremaj.

    Ndërkohë, kantautori anglez Ed Sheeran fitoi çmimin ‘Artisti më i mirë’ dhe ‘Kënga më e mirë’ për “Bad Habits”, ndërsa grupi i njohur i Koresë së Jugut BTS rrëmbyen katër çmime në këtë ngjarje të madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!