Rep artisti kosovar, Don Xhoni së bashku me artisten shumë të njohur, Loredana, do të sjellin një bashkëpunim së bashku.

Dyshja kanë bashkuar forcat dhe saktësisht me 12 nëntor do ta publikojnë këngën me titull “Gjuj per to”, transmeton Reporteri.net.

Lajmin e kanë konfirmuar dy artistët në Instastory.

Reklamë

Don Xhoni së fundmi publikoi këngën “Trust Em”, ndërsa Loredana publikoi një album me Mozzikin. /Gazeta Online Reporteri/