×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjykata merr vendim: 30 ditë paraburgim për Feron

    Reporteri
    18 Janar 2023 | 17:23

    Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh reperit të njohur, Feros.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.

    “Ju konfirmoj qe gjyqtari i procedures paraprake ka aprovuar kerkesen e Prokurorise Themelore ne Gjilan, duke i caktuar masen e paraburgimit ne kohezgjatje prej 30 dite”, tha Shkodra.

    Reperi Fero ra në duart e policisë mbrëmjen e 17 janarit, pas disa javësh kërkimi.

    Lajmin për arrestimin e tij e konfirmoi Policia e Kosovës në Gjilan.

    ““Është arrestuar mbrëmë, ka qenë në kërkim për rast një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Arrestimi është bë në një nga pikat kufitare në Kosovë. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!