×
  • Show Time
  • Show Time

    Gold AG ndan fotografinë e parë me djalin në rrjete sociale

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 10:56

    Artisti me prejardhje nga Presheva, Gold AG, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të zëshëm në estradë.


    Pak ditë më parë, më saktësisht më 28 nëntor (Dita e Flamurit) ai u bë baba për herë të parë.

    Reperi dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën, Gueril.

    Kësaj radhe, Arian Agushi (emri i vërtetë) ndau një fotografi në rrjete sociale për herë të parë me djalin.

    “Guerili i babit”, ka shkruar ai.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Gold AG (@arianagushi)

     Komentet dhe urimet ndërkohë nuk munguan nga miqtë dhe ndjekësit, të cilët i uruan një ‘jetë të gjatë dhe të lumtur’.

    Gold AG dhe partnerja e tij nga Gjilani po ashtu u martuan këtë vit, pa ndonjë ceremoni për shkak të COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!