×
  • Show Time
  • Show Time

    Gold Ag organizon një festë me miqtë e tij pas lindjes së djalit

    Reporteri
    04 Tetor 2022 | 21:15

    Para disa javësh reperi i njohur shqiptar, Gold Ag është bërë baba për herë të dytë.

    Ndërsa mbrëmë vet reperi ka organizuar një festë me miqtë e tij.

    Në një postim në ‘Facebook’ ai ndau fotografi nga festa dhe falënderoi miqtë për pjesëmarrje.

    Të pranishëm kishte hoxhallarë e figura të njohura publike.

    “Mbrëmë në akikën për lindjen e djalit tim Frontit erdhën vëllezër të zemrës nga Lugina e Preshevës, Kosova, Shqipëria, Maqedonia (ILIRIDA) dhe nga Ulqini. Dua ti falënderoj nga zemra të gjithë që u bashkuan në gëzimin tim dhe asaj nate i dhanë bukurinë që nuk përshkruhet me fjalë”, shkroi ai ndër tjerash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!