×
  • Show Time
  • Show Time

    Gold AG paralajmëron këngë kundër gazetarit Valon Syla?

    Reporteri
    24 Dhjetor 2020 | 18:48

    Sulmin ndaj gazetarit Valon Syla për shkak të deklaratave të tij për diasporën u dënua pothuajse nga të gjithë.


    Kishte prej atyre të cilët i dhanë përkrahje dhe e dënuan dhunën e shprehur ndaj gazetarit por kishte edhe prej atyre që ishin në krah të personit i cili kreu sulmin.

    Nga fytyrat publike ka reaguar edhe këngëtari Gold AG, me një postim në rrjete sociale pasi Valon Syla i përmendi emrin në një nga debatet ku ishte i ftuar.

    Goldi e publikoi videon në “Instagram“, ku dëgjohet Valon Syla duke thënë se këngëtari është njëri nga ata që i konvenon të mbështes diasporën pasi nuk dëshiron t’i humbas mbrëmjet muzikore.

    Këngëtari e ka publikuar videon në “Instagram” dhe në mbishkrim ka shkruar: “Kur të kruhet, të shkruhet”, duke lënët të nënkuptojë se së shpejti ai mund të dalë me një këngë siç e ka zakon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!