Donaldi është ndër banorët më të komentuar dhe të pëlqyer të “Big Brother VIP”.
Mes shumë njerëzit, aktori ka marrë mbështetje të madhe sidomos nga figurat publike, si Mozzik, Blerim Destani, Stresi, Don Xhoni, etj. Së fundmi listës i është bashkuar edhe Granit Xhaka.
Futbollisti i njohur ka realizuar një video të veçantë në Instastory ku ka veshur një bluzë me emrin e Donaldit.
“Donald, si fillim më li të flas. Suksese në finale jemi me ty, forca!” -thotë ai teksa më pas shfaqen numrat ku mund të votojnë qytetarët.
Tashmë countdown ka nisur dhe ethet e garës po ndihen edhe më shumë. Tifozeritë janë aktivizuar dhe të gjithë po presim me padurim finalen e madhe më 18 shkurt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.