×
  • Show Time
  • Show Time

    Gresa Behluli reagon pas kritikave të shumta për këngën e fundit: Teksti është satirik, pse nuk reagoni ndaj këngëve që paraqesin femrën si objekt seksi?

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 16:46

    Kënga e fundit e dyshës Shkurte Fejza dhe vajzës së saj Gresa Behluli, ka ngritur reagime të shumta në shoqërinë kosovare.


    Kjo këngë u konsiderua si fyerje dhe nënshtrim për vajzat dhe gratë e madje në rrjete sociale u bë thirrje që kjo këngë të raportohet, shkruan Reporteri.net.

    Është Gresa Behluli ajo e cila ka vendosur që të japë një sqarim për të gjithë publikun lidhur me këtë temë.

    Sipas saj teksti është satirik dhe se kanë ironizuar me botëkuptimet e ndryshme mes gjeneratave.

    Madje, Behluli thotë se teksti mund të merret si tekst edukues ndaj gjeneratës së vjetër.

    Reagimi i plotë i këngëtares Behluli:

    Te dashur miq e posaqerisht vajza- gra…

    Teksti i kenges “Nuse mesuese” eshte shkru nga Ilir Berani dhe eshte mendu si nje teme qe paraqet ironine e raportit te botekuptimeve te ndryshme ne mes te gjeneratave te ndryshme… Eshte nje tekst satirik qe paraqet botekuptime te ndryshme ne mes te gjeneratave dhe nuk eshte menduar ne asnje menyre si diskriminues ndaj gjinise femrore… Si mund te jete Femra diskriminuese ndaj vetvetes, une jam femer dhe vet, dhe jam gjithmone ne mbeshtetje dhe pro ngritjes se femres ne shoqeri!!

    Per te gjithe ata qe nuk e kuptojne cka do te thote ” satire” po ja u sqaroj: tekst ironik ose ma thjeshte po ja u sqaroj: tekst hajgare!

    Pekundrazi mund te merret si tekst edukues ndaj gjenerates se vjeter: “me ndegju nana te ka mesu…”vjehrren me ndegju i nderon prinderit e tu”? Ku eshte ndikimi negativ ketu?

    Eshte debat ne mes te femrave ne kete rast?

    P.s. Çdo dite na servohen kenge e videoklipe me tekste eksplicite e fjale banale e videoklipe erotike, qe degradojne femren dhe ato na shfaqen edhe ne 12 dites neper televizione tona… Femijet e juaj rriten me ato kenge e ju nuk reagoni?

    Kur paraqitet femra vetem si objekt seksi juve nuk ju duket diskriminuese kjo ndaj femres?

    Më poshtë gjeni tekstin e këngës “Nuse, mësuese”:

    Ah moj nuse sikur msuse

    N’shpi t’burrit mban ligjërata

    S’po t’pëlqejnë ty punt e vjehrrës

    S’po t’pëlqejnë çka thonë kunatat

    Mori nuse vezulluse

    Ma e reja je n’ket shpi

    Dikush tjetër ma i vjetër

    Pun’t ma mirë se ti i di

    Ref…x2

    Fjala prish e fjala ndreq

    Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

    N’daq pun’t mos me i pas keq

    Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

    Ah moj nuse lumja nuse

    Bijat për ty e shqyen defin

    Me gëzim të madh ty të kanë pritur

    Prandaj ti mos jau prish qejfin

    Me fol but e me dëgju

    Nana ty nuse t’ka mësu

    Vjehrrën me e respektu

    Ti nderon prindërit e tu

    Ref…x2

    Fjala prish e fjala ndreq

    Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

    N’daç punt mos me i pas keq

    Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

    Ref…x2

    Fjala prish e fjala ndreq

    Zgjidhi nuse ma mir fjalt

    N’daç punët mos me i pas keq

    Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë.

    Reagimi i Qendrës  Kosovare për Studime Gjinor, të cilët e kanë cilësuar si promovim i nënshtrimit të grave.

    Në njoftimin e tyre, ata kanë kërkuar nga ndjekësit që të raportohet kjo këngë, për shkak të përmbajtjes së tekstit.

    Ky është reagimi i plotë i Qendrës Kosovare për Studime (pa ndërhyrje):

    “KËNGA “NUSE MËSUESE” PËRMBAN GJUHË TË URREJTJES DHE PROMOVON NËNSHTRIMIN E GRAVE. JU FTOJMË TA RAPORTONI!

    Ditë më parë është publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull “Nuse mësuese”, këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre përmes përmbajtjes frazave si:

    “Fjala prishë e fjala ndreqë

    Zgjedhi nuse ma mire fjalët

    Në daç punët mos me i pasë keq

    Zgjedhi nuse fjalët me mjaltë”

    “Me folë butë e me duru

    Nana ty nuse t’ka mësu

    Vjehrren me e respektu

    Ti nderon prindërit e tu”

    Këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme.

    Andaj, ju ftojmë që të klikoni në vegzën e videos dhe ta raportoni duke klikluar butonin “Report” dhe duke e zgjedhur opsionin “Hateful or abusive content””.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!