Këngëtarja Greta Koçi është shumë e dashur për publikun. Së fundmi, këngëtarja ka bërë një ndryshim në pamje.
Ajo ka hequr dorë nga ngjyra e zezë duke i bërë flokët më të hapura. Kujtojmë që këngëtarja jeton prej disa kohësh në Vienë, me partnerin e saj të cilin e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut.
Në një intervistë që dha pak kohë më parë për “Abc e pasdites”, këngëtarja pohoi se respekton privatësinë e bashkëshortit i cili nuk është një personazh publik. E pyetur nga moderatori nëse e kishte veshur fustanin e bardhë, ajo tha se ende nuk kanë bërë një dasmë tradicionale.
Ndërkohë, planeve për të zgjeruar familjen, ajo tha: “Është normale, kur vjen një moshë dhe konsolidon familjen, kjo është pyetja. Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur.” tha këngëtarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.